Vdes 54-vjeçari në Ferizaj pasi u rrëzua në një objekt në ndërtim
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 në rrugën "Cen Dugolli"; policia, hetimet rajonale dhe inspektorët e punës në vendngjarje.
Një 54-vjeçar ka humbur jetën sot në Ferizaj si pasojë e lëndimeve të marra pasi dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum, në një objekt në ndërtim e sipër, raporton Betimi për Drejtësi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Cen Dugolli”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për mediat, duke bërë të ditur se përveç patrullës së stacionit policor, në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është kërkuar edhe dalja e inspektorëve të punës, siç raporton Betimi për Drejtësi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.