☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.11%
DOW 51,862 ▲0.4%
NASDAQ 27,250 ▼0.42%
NAFTA 93.69 ▲2%
ARI 4,185 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,600 ▼ -1.67% ETH $2,518 ▼ -1.41% XRP $1.3631 ▼ -4.26% SOL $108.3200 ▼ -3.63%
S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,862 ▲0.4 % NASDAQ 27,250 ▼0.42 % NAFTA 93.69 ▲2 % ARI 4,185 ▼0.74 % S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,862 ▲0.4 % NASDAQ 27,250 ▼0.42 % NAFTA 93.69 ▲2 % ARI 4,185 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohe

Grupi parlamentar i partisë Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për zbatimin dhe funksionimin e Reformës Territoriale që u votua në një seancë maratonë mes debatesh dhe diskutimesh në Parlament të enjten e kaluar me 85 votat e mazhorancës.

Kartoni jeshil sipas socialistëve ishte një vendim politik i partisë, kurse tani pritet të diskutohen edhe detajet se si do të zbatohet ajo, me qëllim që qytetarëve të 15 bashkive që shkrihen të mos u mungojë shërbimi.

Nga 61 bashki, në zgjedhjet e 2027 do votohet për 46 të tilla. Opozita ishte kundër, teksa kishte propozuar një draft me 100 bashki.

Konkretisht socialistët kërkojnë një komision të posaçëm parlamentar me mandat 9-mujor për reformën territoriale, që do të trajtojë decentralizimin, financat vendore dhe organizimin rajonal, me synimin që ndryshimet ligjore të jenë gati në kohë për fillimin e funksionimit të bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Pas miratimit në Kuvend të reformës administrativo-territoriale me 85 vota pro ku vendi do të ketë 46 bashki, Partia Socialiste ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të reformës, i cili do të fokusohet te funksionet dhe shërbimet vendore, financat e bashkive dhe zhvillimi rajonal.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët socialistë argumentojnë se miratimi i hartës së re territoriale përbën vetëm fazën e parë të procesit, ndërsa për zbatimin e plotë të reformës nevojiten ndërhyrje të mëtejshme ligjore dhe institucionale.

Në dokumentin e depozituar, PS thekson se reforma nuk përfundon me ndryshimin e hartës, por duhet të shoqërohet me rishikimin e kompetencave të pushtetit vendor, financimit dhe organizimit rajonal.

Komisioni i ri propozohet të shqyrtojë kuadrin ligjor të vetëqeverisjes vendore, funksionet dhe shërbimet publike, si dhe mundësitë për thellimin e decentralizimit administrativ dhe fiskal.

Një tjetër objektiv është rishikimi i sistemit të financave vendore, përfshirë formulën e transfertës së pakushtëzuar mbi bazën e të dhënave të Censit 2023 dhe ndryshimet në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore.

Në fokus do të jetë edhe krijimi i një niveli rajonal funksional, në përputhje me kuadrin ligjor për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, si dhe me kërkesat e politikave të Bashkimit Evropian.

Kërkesa parashikon gjithashtu ndryshime në ligjin për vetëqeverisjen vendore, për të përcaktuar më qartë organizimin e brendshëm të bashkive, marrëdhëniet mes bashkisë, qytetit dhe njësive administrative, përfaqësimin dhe statusin e qytetit.

Sipas propozimit të socialistëve, Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 16 anëtarë, në përputhje me përfaqësimin e grupeve parlamentare. Kryetari do të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ndërsa zëvendëskryetari do të përfaqësojë pakicën.

Mandati i tij propozohet të jetë nëntë muaj nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi, nëse paraqitet një kërkesë e arsyetuar nga kryetari i komisionit.

Pjesë e detyrave do të jetë edhe përgatitja dhe paraqitja në Kuvend e projektligjeve dhe relacioneve shoqëruese, si dhe ndjekja e zbatimit të ligjit për ndarjen e re territoriale dhe e masave kalimtare për krijimin e bashkive të reja.

PS kërkon që procesi të zhvillohet përmes konsultimeve me ministritë përgjegjëse, institucionet publike, kryetarët e bashkive, shoqatat e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore me atë vendore.

Kërkesa e plotë e PS:

“Me vendimin nr. 75/2025, Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me mandat nëntëmujor. Komisioni e përfundoi punën e tij me Raportin Përfundimtar, të paraqitur në Kuvend më 15.07.2026, i cili vendosi metodologjinë e vlerësimit me pesë kritere dhe hartoi gjetjet dhe skenarët e riorganizimit territorial. Mbi bazën e Raportit dhe të një procesi të gjerë konsultimi me bashkitë, këshillat bashkiakë dhe qytetarët, Kuvendi miratoi në tetor 2026 ligjin nr. 100/2026 për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili organizon vendin në 46 bashki, me qytetet përbërëse dhe njësitë administrative.

Harta e re është shtylla e parë e reformës. Tri shtyllat e tjera, funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe niveli rajonal, kërkojnë ligje më vete, që duhet të hartohen brenda vitit të ardhshëm nga Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë. Plotësimi i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” me statusin e qytetit, nënkryetarin e qytetit, përfaqësimin dhe organizimin e brendshëm bashki–qytet–njësi administrative; standardet minimale të shërbimeve dhe burimi i financimit për çdo funksion; formula e re e transfertës së pakushtëzuar mbi të dhënat e Censit 2023 dhe ndryshimet në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; dhe një nivel rajonal funksional, mbi strukturën ekzistuese të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Logjika e reformës është e qartë: nuk mund t’u shtohen kompetenca bashkive që sot nuk i kryejnë dot as ato që kanë; bashki më të forta sot do të thotë më shumë kompetenca dhe më shumë financim nesër.

Këto ligje duhet të jenë gati në kohë për fillimin e funksionimit të bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Faza e dytë duhet të ndjekë metodën që e provoi veten në fazën e parë: punë e bazuar në të dhëna, konsultim i gjerë dhe synim konsensusi mes forcave parlamentare, nën drejtimin e Kuvendit dhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për këto arsye, në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, ne, deputetët e Kuvendit,

kërkojmë:

  1. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, me objekt reformën administrative të qeverisjes vendore: funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe nivelin rajonal.
  2. Komisioni i Posaçëm të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
  3. a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vetëqeverisjes vendore, në vijim të ndarjes së re administrativo-territoriale;
  4. b) analizën e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve publike vendore dhe propozimet për thellimin e decentralizimit;
  5. c) analizën e sistemit të financave vendore dhe propozimet për forcimin e decentralizimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore;

ç) analizën dhe propozimet për nivelin rajonal dhe zhvillimin rajonal, në funksion të politikës së kohezionit dhe të fondeve të Bashkimit Europian;

  1. d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore;
  2. dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
  3. e) paraqitjen përpara Kuvendit të projektligjeve dhe të relacioneve shoqëruese, brenda afatit të veprimtarisë së Komisionit.
  4. Në realizimin e objektit të tij, Komisioni i Posaçëm të shqyrtojë dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, në ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, si dhe në çdo akt tjetër ligjor që lidhet me objektin e veprimtarisë së tij.
  5. Komisioni i Posaçëm të ndjekë zbatimin e ligjit nr. 100/2026 dhe të masave kalimtare për ngritjen e bashkive të reja deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, dhe të bashkërendojë punën me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore për çështjet e përfaqësimit.
  6. Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij.
  7. Pranë Komisionit të Posaçëm të ngrihet grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, numri, përbërja, organizimi dhe detyrat e të cilit të përcaktohen me vendim të Komisionit, si dhe të funksionojë Sekretariati Teknik, i përbërë nga administrata e Kuvendit dhe ekspertë të kontraktuar.
  8. Komisioni i Posaçëm të zhvillojë konsultime me ministrat përgjegjës për fushat e fazës së dytë, me institucionet dhe agjencitë në varësi të Këshillit të Ministrave, me institucionet në varësi të Kuvendit dhe me institucionet e pavarura, si dhe me kryetarët e bashkive, shoqatat e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore me vetëqeverisjen vendore; të organizojë seanca dëgjimore, tryeza pune dhe diskutime publike; dhe të ftojë Delegacionin e Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, Prezencën e OSBE-së dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për asistencë dhe ekspertizë teknike.

Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm, si dhe të vënë në dispozicion të tij, pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacion që kërkohet nga Komisioni për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij.

Kuvendi duhet të marrë masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen financiare, logjistike e me burime njerëzore të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, të grupit të ekspertëve dhe të Sekretariatit Teknik.”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.