roze

Vdes “I vetëm në shtëpi”…sërish

homealoneI mbani mend dy filmat “I vetëm në shtëpi”, ku Kevin, një çapkën i vogël i harruar pa dashje nga prindërit e tij fiton gjithmonë betejat me dy hajdutët që duan t’i vjedhin shtëpinë për Krishtlindje?

Fëmija inteligjent që mbronte veten dhe banesën e tij përballë dy hajdutëve luhet nga Macaulay Culkin. Ai tani s’është më i vogël, është rritur, madje-madje edhe ka vdekur…për herë të dytë.

Në internet qarkulloi sërish lajmi për vdekjen e aktorit. Në Facebook është krijuar një faqje “RIP Macaulay Culkin”, ku pretendohet se aktori ka vdekur.

Faqes iu bashkuan mijëra përdorues dhe megjithëse tashmë ajo është fshirë nga rrjeti social, lajmi i kobshëm dhe fals që ajo shpërndau vazhdon të qarkullojë dhe të shumtë janë ata që e marrin për të vërtetë.

“Rreth orës 11:00 të së enjtes, aktori ynë i dashur Macaulay Culkin ndërroi jetë. Culkin ka lindur më 26 gusht të 1980 në Nju Jork. Do të na mungojë dhe s’do ta harrojmë kurrë. Tregoni simpatinë dhe ngushëllimet tuaja duke komentuar dhe pëlqyer këtë faqe”, ishte mesazhi i shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Lajmi fals thotë se ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork.

Culkin jo vetë që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë dhe ndoshta as nuk habitet më nga lajme të tilla. E njëjta gjë aktorit i ndodhi edhe në muajin prill të këtij viti dhe u detyrua të përgënjeshtrojë gjithçka.

Komedia familjare “I vetëm në shtëpi” doli në nëntor të 1990 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa dy vite më vonë doli edhe “I vetëm në shtëpi 2”. Këta dy filma ishin maja e karrierës së Macaulay Culkin, i cili më vonë nuk mundi të sigurojë asnjë rol të rëndësishëm në Hollywood.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button