Vdes në moshën 55-vjeçare Charles Kennedy, ish lideri i Liberal Demokratëve
Ish lideri i Partisë Liberal Demokrate në Britani, Charles Kennedy ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Fort William, në moshën 55-vjeçare.
Familja e tij ka bërë të ditur lajmin duke shprehur dhe hidhërimin për humbjen e “burrit dhe babait të dashur”. BBC shkruan se nuk është dhënë asnjë shkak për vdekjen e tij, por policia thotë se nuk ka dyshime.
Z. Kennedy drejtoi partinë e tij nga viti 1999 deri në 2006, dhe humbi vendin në parlament muajin e kaluar.
David Cameron, Nick Clegg dhe Nicola Sturgeon kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa ish kryeministri Tony Blair tha se vdekja e tij ka qënë ‘një tragjedi’.
Kryeministri David Cameron tha se “është thellësisht i hidhëruar” nga lajmi. “Ai ishte një politikan i talentuar i cili vdiq shumë i ri. Ngushëllimet e mia për familjen e tij”, shkruan në Twitter, kryeministrin Cameron.
Nick Clegg, i cili dha dorëheqjen nga Partia Liberal Demokrate muajin e kaluar, tha se z. Kennedy “kishte më shumë talent politik në gishtin e tij të vogël se të gjithë ne të tjerët bashkë”.