Vdes trajneri i njohur rumun, Mircea Lucescu
Mircea Lucescu, trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit rumun, ka vdekur në një spital në Bukuresht.
Ai ishte 80 vjeç.
Media rumune raportoi lajmin, duke vënë në dukje se Lucescu ishte shtruar në spital që nga 29 marsi dhe ishte në koma pasi pësoi një atak në zemër.
Deri pak ditë më parë, ai ishte trajneri i Rumanisë, pasi më parë kishte drejtuar ”Pisa”-n, ”Brescia”-n dhe ”Inter Milan” në Itali./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.