Ekonomia

Veliaj: 5000 shqiptarë përfitojnë sot pension social

Sot për herë  të parë, 5000 shqiptare që nuk plotësonin kushtet për pension do të mund të marin pensionin social. Kështu është shprehur Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në konferencën e organizuar ditën e sotme me praninë e Kryeministrit Rama.

ErionVeliajKjo skemë prek çdo shtetas shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe ka qëndrim të përhershëm në Shqipëri mund të përfitojë pension social sipas vendimeve të qeverisë.

Pra, që të përfitosh pension social duhet të kesh mbi 15 vite punë, si dhe ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruar dhe që janë mbi 70 vjeç. Nëpërmjet pensionit social mund të përfitojnë ata që nuk kanë mbushur vitet e pensionit.

“Sipas skemës së re, mosha e pensioneve  nuk do të rritet, por është negociuar në mënyrë të tillë që mosha e pensionit  te rritet  gradualisht për ata qe sot ende nuk kanë mbushur 30 vjeç”, tha Veliaj.

Lidhur me masën konkrete të pensionit social është vendosur që masa mujore të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të 31 dhjetorit të 2014-ës, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale.

Kësaj mase i shtohen edhe kompesimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale sipas masës dhe kritereve të përcaktuara ne vendimet e Këshillit të Ministrave. Vendimi ka të bëjë me kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, kompesimin përkatës të përcaktuar për rritjen e pensioneve 2009-2010. Nga përllogaritja e këtyre rezulton se duke nisur nga 1 janari i 2015 , masa e pensionit të plotë social të jetë 67.500 lekë të vjetra në muaj. Ndërkaq, vetë Ministri Veliaj tha se “Kryeministri Rama  do të shpërndajë pensionin social për personat e parë të pranishëm që përfitojnë nga kjo skemë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button