Politika

Veliaj: Beteja për pastrimin e Tiranës, edhe ti me 4 shtator

Bashkia e Tiranës prej ditësh ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e kryeqytetit në çdo cep, ndërsa është njoftuar aksioni qytetar me 4 shtator, ku do të finalizohet pastrimi tërësor i kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe sot nëpërmjet statusit të tij Facebook, bën të ditur se puna vazhdon për pastrimin e kryeqytetit, madje e ka konsideruar si një betejë të Bashkisë së Tiranës me zhulin, e ndërsa nuk harronë të ftojë qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit më 4 shtator.

“Faleminderit grave e burrave që po luftojnë ditë-natë në betejën me zhulin në Tiranë. Mos harro: Edhe ti në 4 Shtator! ‪#‎TiranaNePune ‪#‎LufteZhulit”, shkruan Veliaj në statusin e tij duke e shoqërua postimin me një set fotosh, ku ilustrohet pastrimi real i Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button