🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,447 ▲1.63%
DOW 45,763 ▲1.21%
NASDAQ 21,239 ▲2.14%
NAFTA 102.48 ▼0.39%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,580 ▲ +0.36% ETH $2,083 ▲ +1.23% XRP $1.3310 ▼ -0.66% SOL $82.0100 ▼ -2.54%
S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Veliaj inspekton rikonstruksionin e 30 rrugëve dhe Parkun e Liqenit të Viroit

veliajMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në Gjirokastër, për të inspektuar gjashtë projektet e miratuara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e 30 rrugëve të qytetit dhe Parkun e Liqenit të Viroit. Në këtë vizitë, ministri Veliaj shoqërohej edhe nga Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.

Sipas Veliaj, Gjirokastra është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi. Ndërsa duke iu referuar premtimeve të bëra një vit më parë, ai tha se “kemi kthyer në qytet investimet e munguara prej 8 vitesh”. Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në të gjithë Gjirokastrën me rikonstruksionin e 30 rrugëve dhe Parkun e Liqenit të Viroit.

Sipas tij, kur projekti i Parkut të Liqenit të Viroit të ketë mbaruar në fund të vitit, ai do të cilësohet një nga projektet më të bukura në Shqipëri. “Më vjen mirë që Gjirokastra do të jetë jo vetëm një epiqendër e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, por edhe një epiqendër e rinisë, e atyre që merren me sport dhe eksplorimin e natyrës. Parku i Viroit është një mushkëri e re për qytetin”, tha ai.

Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar rastin për fillimin e regjistrimeve në të gjitha shkollat profesionale në vend, Veliaj u bëri edhe njëherë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional.

Prandaj dua të inkurajoj prindërit dhe nxënësit që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional, që një gjeneratë e re djemsh dhe vajzash të kenë mundësi të zbatojnë projekte të tilla”, deklaroi ministri Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.