Politika

Veliaj- Majko, takim 1 orë për fitoren në Tiranë

Kandidati i së majtës për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka marrë dje mbështetjen publike edhe nga një pre prej figurave kryesore të socialistëve, ish-kryeministrit Pandeli Majko. Daljen e tij të parë në cilësinë e kandidatit për bashkinë e kryeqytetit, Veliaj e ka patur me Majkon, me të cilin sot ka pirë një kafe në ambientet e ‘Carlsberg’ në Tiranë.

Erijon-Veliaj-Majko_Sorry, there are no polls available at the moment.Ata kanë qëndruar së bashku në kafe për afro një orë dhe siç mësohet biseda ka qenë përqendruar pikërisht te kandidimi i Veliajt dhe fushata që i pret përpara. Mësohet se Majko ka dhënë mbështetje të plotë për kandidaturën e Veliajt ndërsa është angazhuar që së bashku të punojnë për fitoren më 21 qershor dhe kthimin e bashkisë qytetarëve. Takimi me Majkon merr një vlerë të veçantë për shkak edhe sepse ai ishte një prej emrave më të përfolur për kandidatë për këtë bashki. Natyrisht Majko ka treguar edhe më parë mbështetje për hapat që ka hedhur Veliaj në politikë dhe veçanërisht në PS.

Kujtojmë këtu se Majko ishte ai që disa vite më parë i dorëzoi në mënyrë simbolike Veliajt kartën e anëtarësimit në PS. Më pas Majko dhe Veliaj janë parë të ecin së bashku në rrugë në drejtim të Akademisë së Arteve ku dhe kanë marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar me gjithë kandidatët e aleancës së majtë në të gjithë Shqipërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button