Politika

Veliaj: Mbështetje shkollave të nxënësve me aftësi të veçanta

Godina ku mësojnë dhe studiojnë rreth 100 nxënës me aftësi të veçantë është rikonstruktuar përmes financimeve të investitorëve privatë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehën mbështetjen e tyre të plotë për këta fëmijë, por edhe për prindërit dhe mësuesit të cilët punojnë çdo ditë me ta.

Veliaj tha se do të mundësohet transporti falas nga bashkia për këta fëmijë.

Përmes bashkëpunimit të sektorit privat me atë shtetëror është bërë rikonstruksioni i fasadës së njërës prej godinave, rinovimi i mensës dhe kuzhiniës, si dhe rehabilitimi i terreneve sportive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button