☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,946 ▲ +0.1% ETH $2,238 ▼ -0.19% XRP $1.1630 ▲ +0.24% SOL $89.4800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Veliaj mbetet në burg, merr ‘Jo’ edhe nga Gjykata e Lartë

28 maj 2026 – Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të fituar lirinë, vjen një tjetër ‘refuzim’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pasi shqyrtoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë, që prej orës 13:00, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për kreu e bashkisë më të madhe në vend.

Ai do vijojë të mbetet në qeli, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i arsyetuar nga ana e togave të zeza.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e pranoi pjesërisht kërkesën e Veliajt, duke i kërkuar sqarim Gjykatës së Lartë se pse “arresti me burg” është proporcional.

Megjithatë, siç raportoi gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ajo që u trajtua sot nuk ka lidhje (në aspektin procedurial) me këtë çështjen e kthyer më herët nga Kushtetuesja.

“Masa e parë lidhet me caktimin e masës së sigurimit, ndërsa ajo e sotmja është për zëvendësimin e masës”, sqaroi Daci.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.