☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,949 ▲ +0.15% ETH $2,238 ▲ +-0% XRP $1.1627 ▲ +0.25% SOL $89.5000 ▼ -0.19%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

Me lutje dhe homazhe, përkujtohen 10 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Në ceremoninë e përkujtimit të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në nderim të atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura u përkujtuan ushtarët britanikë që kanë vdekur në Kosovë.

Në fillim të ceremonisë, përmes një lutje u kujtuan 10 ushtarë britanikë, përmes së cilës thuhej “Unë i ngre sytë drejt maleve – prej nga do të më vijë ndihma? Ndihma ime vjen nga Zoti, i cili krijoi qiellin dhe tokën”.

Pas kësaj, u lexua poezia “Në tokat e Flandrës”, ku thuhej Ne jemi të Vdekurit. Vetëm pak ditë më parë,

Jetonim, ndienim agimin, shihnim shkëlqimin e perëndimit, Dashuronim dhe ishim të dashur, e tani prehemi në fushat e Flandrës”.

Pastaj u kujtuan këta ushtarë, e në pas disa lutjeve tjera, u vendosën lule tek lapidari i ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë, ku filloi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves. Më pas presidentja, Justina Shiroka Pula, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e Bashkim Jashari nga FSK.

Ndërkohë, Mary Ann Hennessey, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë përmes një lutjes tha “Mençuria që vjen nga lart është para së gjithash e pastër, pastaj paqedashëse, e butë, e gatshme të lëshojë pe, plot mëshirë dhe fryte të mira, pa asnjë gjurmë anshmërie apo hipokrizie”.

Në fund, ngjarja u përmbyll me këtë lutje “O Zot, na dhuro paqen. O Zot i së vërtetës dhe i drejtësisë, para Teje i kujtojmë me dashuri ata që i ruajmë në kujtesën tonë, si dhe ata emrat e të cilëve nuk do t’i njohim kurrë. Na ndihmo të shohim përtej vuajtjeve të kësaj botes të plagosur dhe na dhuro hirin që të lutemi edhe për ata që dëshirojnë të na bëjnë keq.

Ashtu siç nderojmë të kaluarën, na ndihmo të kemi besim në të ardhmen që Ti na premton, sepse Ti je burimi i jetës dhe i shpresës, tani dhe përgjithmonë”. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.