Veliaj: Për vitin 2016, buxheti i bashkisë së Tiranës do jetë 100 milionë dollarë
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë administrative Nr.4 në Tiranë , ku prezantoi buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2016, i cili sipas te gjitha parashikimeve , është 100 milionë dollarë.
Veliaj në fjalën e tij theksoi se Bashkinë, te cilen ai drejton, e gjeti me një defiçit buxhetor dhe me një qytet të pisët dhe të lënë në harresë, pasi drejtohej nga “Hollanda”, dhe jo nga problematikat dhe përmbytjet.
“Kontratat e lidhura nga Bashkia paraardhëse e kane zhytur Bashkinë e Tiranës në një borxh të thellë dhe ndaj ju lutemi sot kompanive të mos na dërgojnë në gjykata, sepse thjesht me një urdhër përmbarimi na i heqin parate nga llogaria e bashkisë. Kjo është situata ku gjendemi dhe sa herë që i shikoni në televizor e krekosen dhe kërkojnë llogari për një 100 ditë të drejtimit të bashkisë, mjafton të mendoni se ku e lanë bashkinë e Tiranës, pasi e drejtonin nga Holanda dhe jo të ishin aty ku ishin problematikat apo përmbytjet”, tha Veliaj.
Veliaj tha se “eshtë e rëndësishme të kuptojmë se këtë vit kemi planifikuar një buxhet të bashkisë 10 miliarde lekë, e thënë thjesht në dollarë, rreth 100 milonë dollarë. Por, ne do të premtojmë një buxhet, i cili është i realizueshem duke parë si kanë performuar tatimet e Bashkisë në këto muaj, se sa të premtojmë diçka totalisht imagjinar që pastaj kthehet imagjinare dhe pastaj nuk takohemi dot vitin tjetër”.