Politika

Veliaj prezanton projektin për Pazarin e Ri të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi paraditen e së mërkurës projektin për Pazarin e Ri të Tiranës, një projekt në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

“Ky pazar është ndërtuar në fillim të viteve ’30 dhe nuk është më i ri, pasi po bën 100 vite. Ky që do të ndërtohet do të jetë i ri dhe do të sjellë risi në menaxhim. Koncepti i ri, me një model të ri biznesi, do të jetë më i miri”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Kryebashkiaku i kryeqytetit shtoi se “1 milion dollarët e investuara në këtë projekt do të jenë 1 milion mundësi për Tiranën e 1 milion banorëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button