Politika
Veliaj, tjetër thirrje qytetarëve: Bashkë në aksionin e 4 shtatorit
Kryetari i bashkise se Tiranës, Erion Veliaj, ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve sërish për t’iu bashkuar aksionit për pastrimin e kryeqytetit.
Në një status postuar në rrjetin social Facebook, Veliaj fton qytetarët të bëhen bashkë për të mirën e tyre dhe të qytetit.
“#Bashke, të mbajmë pastër Tiranën Tonë. Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin #PastroTiranen“- shkruan Veliaj.