Opinion

Vëllai i Sokol Olldashit ‘i përvishet’ Berishës: Basha të erdhi në zyrë duke qarë, telefonove çdo kryetar dege për t’i kërcënuar…

Sali Berisha ka çuditur jo pak dy ditë më parë teksa mori në mbrojtje Sokol Olldashin. Ai tha se gara mes ish-deputetit të ndjerë dhe Lulzim Bashës ka qenë e pastër dhe se nuk ishte ndikuar nga ai vetë. Berisha deklaroi madje se Olldashi në rrafshin politik dhe intelektual ishte më i aftë se Basha.

Por kjo deklaratë që shumë pak shqiptarë mund ta besojnë, ka hasur edhe kritikat e vëllait të Sokol Olldashit.

Në rrjetet sociale ai shprehet se Sali Berisha gënjen dhe se ka ndërhyrë në çdo kryetar dege për të votuar Bashën.

Ja reagimi i plotë i Ardian Olldashit:

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule.

Te merkuren ne darke, pra ne Daten 26.06.2013 Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundeshme te tijen. Per c‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe.

Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per ti kercenuar me shprehje qe me mire mos ti perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende.

Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button