roze

Vëllezërit Coen do drejtojnë jurinë e Kanës

Vëllezërit Coen, fitues të çmimeve Oscar si regjisorë me filmat “No Country fo Old Men”, “Fargo” dhe “The Big Lebowski” do të drejtojnë jurinë e këtij viti në Festivalin e Filmit të Kanës.

1421771055joelethanJoel dhe Ethan Coen do të bashkëdrejtojnë panelin e regjisorëve dhe aktorëve që do të gjykojnë dhe vlerësojnë konkurrentët në festivalin prestigjoz.

Dy vëllezërit amerikanë, njëri 60 dhe tjetri 57 vjeç në vitin 1991 kanë fituar Palmën e Artë me filmin “Barton Fink”.

“Do të rikthehemi në Kanë këtë vit dhe mirëpresim me padurim mundësinë për të parë filmat nga e gjithë bota që do të paraqiten atje. Kana është një festival me rëndësi të madhe për ne, që prej nisjes së karrierës sonë dhe të jesh president i një jurie është një nderim i veçantë, meqënëse nuk kemi qenë presidentë të asgjëje më parë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy vëllezërve.

Këtë vit, Festivali i Kanës do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj, ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë do të publikohen në muajin prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button