Opinion

Manovra me Albcontrol -in

Nga Irena Beqiraj

“Albcontrol nuk duhet të ketë fitim. Duhet të marrë atë shifër që i duhet për operime dhe investime. Jemi duke rregulluar formatin funksional të Albcontrol duke e kthyer në institucion shtetëror, jo fitimprurës. Ky është thelbi, por e kuptoj që është çështje shumë teknike. Sa i përket kryeministrit , ka aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale, është një lider politik i një përmase jashtë këtij vendi, por nuk merret me navigimin ajror. ”, u shpreh z/ kryeministrja Balluku ne Kuvend .

Që ne kemi mbetur pa lider sepse atij që kemi i është mbushur mendja që drejton botën, e është i “një përmase jashtë këtij vendi” unë bie dakord me zonjën Balluku . Aty ku nuk bje dakord unë me të është që ceshtja e ndryshimit të statusit te Albcontollit “është një cështje shumë teknike” .

Ndaj po përpiqem ta shpjegoj thjesht!

Albcontrolli është kompani aksionere shtetërore që te ardhurat I siguron nëpërmjet tarifës që vendos cdo vit edhe paguan Euro-control. Tarifa percaktohet cdo vit në bazë të kostove operative edhe kostove per investim qe kryen Albcontroll . Asgjë nuk ka ndryshuar deri këtu, kështu ka qenë edhe është.

Por që kur gjykata belge vendosi urdhër bllokimi në favor te Becchetti- t , Albcontrol mbeti pa të ardhura , kjo bëri të pamundur funksionimin operacional të tij . Albcontrol u kreditua nga ente te tjera si Autoriteti i Aviacionin Civil edhe nga buxheti i shtetit, por nuk mbahet gjatë me “miell hua” nje SHA . Ndërkohë që ekziston frika e përsëritjes së precedentit edhe pagesat e Euro-controll -it ndaj Albcontrollit të bllokohen në të ardhmen në favor të fituese të tjerë te arbitrazheve ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si Actor, etj .

Meqë mundësia për të financuar një kompani aksionere shtetërore me fonde të buxhetit është e limituar edhe kufizohet nga Ligji Organik i Buxhetit , shteti e futi në gjirin e tij Albcontrollin pikërisht duke I dhënë statusin e entit publik edhe duke I hapur kështu mundësinë të financohen I pashqetësuar nga buxheti I shtetit .

“Lideri që vendi i rri ngushtë” e mbajti fjalën. Becchetti nuk morri asnjë lek nga buxheti , por buxheti do të financojë Albcontrollin që e la duarbosh Becchetti!

Nga I morri lekët Becchetti ?…… Nga buxheti! kaq e thjeshtë është kjo cështje !

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button