🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Vendet më të bukura ku mund të kaloni pushimet e fundvitit

festat10. Mynihu i Bavarisë, Gjermani

Mynihu i Bavarisë, në Gjermani, gjatë festave të fundvitit transformohet mrekullisht me drita shumëngjyrëshe dhe këmbora zbukuruese. Ndër karakteristikat më të spikatura është pema me një gjatësi mesatare prej 30 metrash, por edhe numri i tregjeve dedikuar kësaj periudhe është befasues: rreth 24 të tillë!

9. Mianmar (Birmani)

Nëse jeni lodhur nga atmosfera tradicionale e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri, mund t’i bëni një udhëtim mbresëlënës në Mianmar të Birmanisë. Mes plazheve të mrekullueshme, monumenteve unike me një stil padyshim oriental dhe një kulturë komplet të ndryshme, do të kaloni me siguri një fundvit të paharrueshëm!

8. Key West, Florida

Për ata që nuk e durojnë të ftohtin, por edhe të nxehtin, Key West në Florida, mund të jetë një zgjedhje e mirë. Dielli, palmat, plazhet, temperaturat e duhura, por edhe dritat tradicionale të festave të fundvitit do t’ju bëjnë që të kaloni pushimet më relaksuese të këtij sezoni, si asnjëherë tjetër.

7. Bali, Indonezi

Bali, në Indonezi, është një nga vendet më të kërkuara nga ata turistë të cilët gjatë festave dëshirojnë të shkojnë në destinacione alternative. Përveç plazheve shumë të bukura, edhe Bali ofron monumente të mrekullueshme, por edhe një ambient natyral pak të egër i gjithi për t’u zbuluar.

6. Pema në Nju Jork

Çdo vit, pema e Krishtlindjeve në Nju Jork, i lë me gojë hapur njujorkezët dhe jo vetëm. Me origjinë norvegjeze, ajo arrin një gjatësi maksimale prej 30 metrash dhe dekorohet me më shumë se 30 mijë drita!

5. Talin (Estoni), Kryeqyteti Europian i Kulturës

Talin, kryeqyteti i Estonisë, 80 km larg nga Helsinki, ka një arkitekturë vërtet befasuese. Ky qytet i vjetër është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe në vitin 2011, u shpall edhe “Kryeqyteti Europian i Kulturës”.

4. Tregjet në Nyrenberg

Tregjet e Vitit të Ri në Nyrenberg, në Gjermani, janë të njohur në të gjithë botën. Numërohen rreth 200 shitës, ndërsa ata vizitohen nga më shumë se dy milionë persona në vit!

3. Barcelonë (Spanjë), deve, xhirafa dhe elefantë!

Barcelona gjatë periudhës së festave të fundvitit, ofron dekorime shumë të bukura dhe spektakle vërtet origjinale! Duke nisur që nga 4 janari, organizohen parada nga më të çuditshmet me deve, xhirafa, elefantë etj.!

2. Tromso, Norvegji

Nëse i ftohti për ju nuk është aspak një problem, një udhëtim në veriun ekstrem është padyshim një përvojë shumë e rrallë për t’u provuar. Kur të shihni aurorën vezulluese, asgjë tjetër nuk do t’ju hyjë më në sy!

1. Laplandi, vendi i Babagjyshit të Vitit të Ri

Në krye të këtij klasifikimi gjendet Laplandi, vendi që konsiderohet si ai i Babagjyshit të Vitit të Ri. Drerët që mund t’i ndeshni përgjatë rrugëve, shtëpitë tradicionale nordike dhe dëbora rreth e qark, do t’ju bëjnë të përjetoni një atmosferë magjike Krishtlindjesh dhe ndërrimi vitesh të garantuar!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.