☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Vendimi, anijet do të paguajnë tarifë ekologjike

bbbÇdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë, duke sjellë shmangien e shkarkimit të mbetjeve dhe ndotjes së detit.
Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe përackton rregulloren “Për miratimin e kërkesave për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat në det”, si propozim i Ministrisë së Mjedisit.

Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit detar, përmes reduktimit të shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe të tepricave nga ngarkesat e tyre, gjatë përdorimit të porteve të Republikës së Shqipërisë.

– Sipas këtij vendimi çdo anije që ankorohet në një port shqiptar, përpara largimit nga porti, i dorëzon të gjitha mbetjet e krijuara nga anija, referuar rregullores që kjo VKM parashikon. Ministria e Transportit, sipas parashikimit në propozimin e Ministrisë së Mjedisit në këtë akt, pas konsultimit me këtë të fundit do të sigurojë që kostot e instalimeve marrëse portuale për mbetjet e krijuara nga anijet, përfshirë trajtimin dhe largimin e tyre, të mbulohen përmes mbledhjes së tarifës ekologjike të detyruar për anijet dhe mjetet lundruese për mbetjet.
– Operatorët e liçensuar që do të kontraktohen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, duhet të zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të tërhequr sasinë dhe llojet e mbetjeve të krijuara nga anijet që përdorin në portin ku do të ankorojnë, normalisht dhe tepricat nga ngarkesat e tyre, duke marrë parasysh nevojat fuksionale të përdoruesve të portit, madhësinë dhe pozicionin gjeografik të portit, llojin e anijeve që japin shenjën e thirrjes në atë port dhe të garantojnë trajtimin e këtyre mbetjeve në imjantet e tyre të çertifikuar dhe të liçensuara sipas legjislacionit mjedisor në fuqi dhe standarteve dhe normave të lejuara Europiane.

Me hyrjen në fuqi për zbatim të këtij akti, Drejtoria e Përgjithshme Detare do të paraqesë çdo vit në Ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe në Ministrinë përgjegjëse për transportin, raportimin mbi zbatimin e kësaj rregullore.

Kjo rregullore është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin aktual mjedisor dhe atë detar në Shqipëri, si dhe e harmonizuar me legjislacionin ndërkombëtar në këtë fushë.

Parashikohet që rregullorja të hyjë në zbatim brenda 6 mujorit të parë të vitit 2016-të, pas miratimit të tarifës nga Ministria e Financave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.