Ekonomia

Vendimi për parcelat ndërtimore, Lame: Përfitojnë 481 familje

artan-lame-458x350Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së të mërkurës vendimin “Për kalimin e pronësisë për parcelat ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”.

Me këtë vendim u kalon pronësia e parcelës ndërtimore 481 familjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Gjithsej këtyre qytetarëve u kalojnë në pronësi 150.590 m2 truall.

“Me këtë vendim ALUIZNI rihap edhe një tjetër fazë të rëndësishme të procesit të legalizimeve, që është pikërisht ai i kalimit të pronësisë së truallit qytetarëve që po legalizojnë banesat e tyre”, thekson ALUIZNI nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Sipas ALUIZNI-t, “trualli që i kalon në pronësi këtyre qytetarëve, aktualisht është në pronësi shtet, ose me pronar të tretë”. Nëpërmjet këtij vendimi shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ua kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin.

Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompesimit të tyre. Pikërisht kjo do të jetë faza e ardhshme e operimit nga ana jonë, pra kompesimi i pronarëve të këtyre trojeve. Rikujtojmë këtu që për ne procesi i legalizimeve mbetet i lidhur ngushtësisht me procesin tjetër po aq të rendësishëm, të kompensimit të ish-pronarëve.

Këtë vendim të parë të Këshillit të Ministrave, ALUIZNI sqaron se po e bën publik, për arsye se hap një proces që ishte pezulluar prej gati një viti e gjysëm, ndërsa në vijim të punës ALUIZNI shpjegon se vendime të tilla do të jenë një rutinë gati e përmuajshme, për të dhënë truallin gjithë banorëve të zonave informale që përfshihen në procesin e legalizimeve.

ALUIZNI fton të gjithë qytetarët e interesuar që të ndjekin në vijim qoftë përmes mediave, qoftë sitin zyrtar, dhe qoftë në faqen e facebook-ut të ALUIZNI-t, për të gjetur emrat e tyre, për të vijuar procedurat për lidhjen e kontratave të kalimit të pronësisë, si edhe për çdo lloj sqarimi tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button