“Venecia” publikon opinionin final: Ilir Meta tejkaloi kompetencat, por nuk ka shkelje kushtetuese për shkarkim
Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkretimit të datës së zgjedhjeve, pasi opozita nuk pranoi të merrte pjesë. Në opinionin e “Venecias” thuhet se Metës i duhej bazë ligjore për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Në arsyetimin e tij ky komision thekson se “edhe nëse u konstatuan disa shkelje, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të cojë në fajësimin e Presidentit, duke marrë parasysh parasysh fuqinë e seancës plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat”.
Ndërkohë, Komisioni i Venecias në fund të opinionit shprehet se mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për çdo ndihmë të mëtejshme në këtë çështje.
OPINIONI FINAL
Një tjetër konkluzion sqaron edhe pretendimin e Metës se veproi në kushtet e emergjencës në të cilën ndodhej vendi, duke shtyrë datën e zgjedhjeve për në 13 tetor.
“Ky përfundim mbështetet nga rregulli i përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të emergjencës në Kushtetutë dhe ligjet e kufizon përdorimin e çdo fuqie plotësuese të pashkruar të emergjencave në situata shumë të jashtëzakonshme; kryesisht për situata me pamundësi faktike ose juridike të cilat nuk parashikohen në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar i emergjencës”, thuhet në opinionin e “Venecias”.
DISA KONKLUZIONE NGA OPINIONI FINAL I “VENECIAS”
-Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk u ndoqën në këtë rast. As nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc.
-Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat elektorale jo proporcionale.
-Bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
-Do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojnë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte hetimin e Presidentit.
-Përfundimisht, edhe nëse u konstatuan disa shkelje, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të cojë në fajësimin e Presidentit, duke marrë parasysh parasysh fuqinë e seancës plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat.