🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.45 ▼2.05%
ARI 4,275 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,196 ▼ -0.96% ETH $1,749 ▼ -0.18% XRP $1.1668 ▼ -2.22% SOL $71.3200 ▼ -0.85%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.45 ▼2.05 % ARI 4,275 ▼2.44 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.45 ▼2.05 % ARI 4,275 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Vërshojnë gjyqet kundër Autoritetit Rrugor, 85 çështje të reja vetëm më 2015

Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që janë të lidhura me sektorin janë përfshirë në konflikte gjyqësore si asnjëherë më parë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Sipas të dhënave nga ARRSH vetëm gjatë vitit 2015 janë hapur 85 çështje gjyqësore të reja përveç atyre të mbartura nga viti paraardhës, të cilat janë në gjykim ne shkallën e parë dhe në Apel.

Sipas dhënave zyrtare në total gjatë vitit 2015 janë fituar 25 (njëzet e pesë) çështje gjyqësore në Shkallën e Parë si dhe në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë që janë humbur në Shkallë të Parë të gjykimit 15 (pesëmbëdhjetë) çështje për të cilat është paraqitur Ankim para Gjykatës Administrative të Apelit dhe vazhdon gjykimi për pjesën tjetër të çështjeve.

Më 2015 për vendimet gjyqësore janë çelur fonde në vlerën 104,489,653 lekë dhe kjo vlerë është paguar totalisht.

Sakaq stoku i detyrimeve nga gjyqet e humbura aktualisht është 656 milionë lekë ose 4.7 milionë euro që mbeten për t’u shlyer në vijim.

Burimet pranë ARRSH-së bëjnë me dije se pjesa më e madhe çështjeve i takon ankesave të firmave për procesin e tenderimit. Kompanitë pretendojnë se tenderët janë fituar nga kompanitë që kanë dhënë vlerën më të lartë pa e justifikuar këtë me kriteret teknike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.