Kosova

Veseli: Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet e fundit në Maqedoni.

“Ne, besojmë se institucionet e shtetit maqedon e kanë gjithë vullnetin dhe kapacitetet që problemet politike dhe tensionet eventuale etnike të trajtohen me maturi dhe mjete demokratike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i plotë i Vesdelit:

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e tij për ngjarjet e sotme në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë, dhe pikëllimin për humbjen e jetëve njerëzore në këtë ngjarje.

Ne, besojmë se institucionet e shtetit maqedon e kanë gjithë vullnetin dhe kapacitetet që problemet politike dhe tensionet eventuale etnike të trajtohen me maturi dhe mjete demokratike.

Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë dhe për askënd. Ne, besojmë gjithashtu se faktori politik shqiptar në Maqedoni është në nivelin e përfaqësimit adekuat të brengave dhe interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe do të gjej rrugët për tejkalimin e situatave të ngjashme me racionalitet e pjekuri politike.

Paqja dhe fqinjësia e mirë janë interes vital i të gjithë shqiptarëve në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button