Kosova

Veseli: Do të punojmë me përkushtim, për një Kosovë demokratike

Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes në krye të këtij institucioni theksoi se do të punojmë me përkushtim, për një Kosovë demokratike.
kadri-veseli_4804“Ky Kuvend do të jetë një vend i debateve gjithëpërfshirëse dhe kompromiseve. Ky do të jetë një fillim dhe mision i ri”, tha Veseli duke premtuar respektimin e fjalës së deputetëve të pozitës e të opozitës dhe respektimin e ligjeve e të rregulloreve.
Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës u shpreh se “synimi ynë do të jetë përkushtimi në aprovimin e ligjeve, të cilat do të garantojnë një ambient për zhvillim, rrugën për integrime euroatlantike, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik”.
“Unë që nga sot si kryetar i juaji do të respektoj fjalën tuaj si deputet, të opozitës dhe opozitës. Do të angazhohem që debatet tona, të jenë mbi politikat ditore, por në interes të vendit. Ky do të jetë kuvendi që do t’i themelojë dhe forcat e armatosura të Kosovës. Ne duhet bashkërisht të angazhohemi të vazhdojmë traditën si një vend tolerant dhe shembull i bashkëjetesës ndërfetare dhe etnike. Do të punojmë fuqimisht që pakicat e Kosovës, të mos jenë asnjëherë të rrezikuara nga shumica. Ne kemi përjetuar çka do të thotë të jesh i shtypur. Si kryetar i Kuvendit jam i vendosur që në Kosovë të mos krijohet kurrë më një klimë e tillë, që qytetarët të nënshtrohen në bazë të etnisë”, nënvizoi Veseli.
Ai premtoi se do të punojmë me përkushtim, për një Kosovë demokratike dhe se që nga nesër do të jenë më të bashkuar dhe më solidarë.
Duke përmendur vlerat e luftës së UÇK-së Veseli tha se “Adem Jashari është një inspirim për qytetarët e këtij vendi”.
Veseli foli dhe për veprën e presidentit të ndjerë Ibarhim Rugova , i cili sipas tij arriti t’i mobilizojë të gjitha shtresat e shoqërisë, për liri dhe pavarësi.
Ai, pas fjalimit në gjuhën shqipe, iu drejtua deputetëve edhe në gjuhën serbe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button