Kosova
Veseli: FAK-u do të votohet, është interes nacional
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës ku do të shqyrtohen disa projektligje, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re e Kuvendit të Kosovës.
Veseli tha se beson që shumë shpejt do të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës, të cilën e quajti interes nacional të Kosovës.
Duke komentuar deklaratat e AAK-së se për themelimin e Gjykatës Speciale nevojiten votat e deputetëve të kësaj partie, ai tha se për themelimin e kësaj gjykate nevojiten votat e të gjithë të zgjedhurve të popullit.