☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.12%
DOW 47,776 ▼0.28%
NASDAQ 22,607 ▼0.13%
NAFTA 102.18 ▲8.23%
ARI 4,788 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,064 ▲ +0.07% ETH $2,175 ▼ -1.08% XRP $1.3317 ▼ -1.41% SOL $82.0400 ▼ -1.17%
S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 % S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Në shkurt zgjedhim Hashim Thaçin President

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk beson se do të ketë ndonjë telashe në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Veseli pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë pret që në shkurt do të ketë më shumë komunikim mes pozitës dhe opozitës.

Veseli tha se çështja e krizës politike duhet të zgjidhet brenda institucioneve të vendit, por që siç tha ai “gjithnjë kemi nevojë për ndërkombëtarët”.

Ai po ashtu beson se në shkurt do të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Nuk besoj që do ketë komplikime. Jam optimist që në muajin shkurt do të kemi një komunikim mes pozitë dhe opozitës, dhe në të njëjtën kohë do të kemi respekt të verdiktit njerëzor dhe respekt institucioneve të zgjedhura dhe do të kemi edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Deri më tani në kemi një kandidaturë Hashim Thaçi”, ka theksuar Veseli.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë për ndërkombëtarët, por kriza politike duhet të zgjidhet brenda institucioneve të vendit.

“Ne kemi nevojë për partnerët tanë, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Çdo iniciativë e tyre është e mirëpritur. Por ajo që ne duhet të kuptojmë është iniciative, e cila duhet të jetë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Veseli tha se opozita ka të dejtë legjitime të kërkoj dorëheqjen e qeverisë.

“Opozita duhet të respektojë: Kushtetutën, ligjet dhe më së shumti vullnetin e qytetarit”, ka deklaruar Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.