Politika

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR, Glover: Roli ynë, vëzhgimi dhe raportimi, jo ndërhyrja në zgjedhje

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 21 qersorit, Audry Glover, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se roli i vëzhguesve të OSBE-ODIHR është vëzhgimi dhe raportimi i procesit, jo ndërhyrja në procesin zgjedhor. Ne nuk jemi politikanë, jemi prfesionistë të zgjedhjeve, tha Glover, duke shtuar se është roli i poltikës, shoqërisë civile sesi do t’I përdorin gjetjet dhe konkluzionet e raportit të OSBE-ODIHR.

“Kemi ardhur këtu me ftesën e qeverisë shqiptare. Kjo ftesë erdhi në një kohë që na lejon ne të monitorojmë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjve”, tha Glover.

Është e rëndësishme, nënvizoi Glover, “që të mbahet mend se zgjedhjet nuk janë një ngjarje që zgjat vetëm një ditë, por ajo që ndodh para dhe pas zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo që ndodh gjatë ditës së zgjedhjeve”.

“Në Shqipëri erdhi paraprakisht një mision i OSBE-ODIHR dhe ai vlerësoi nevojat e vendit nëse kishte nevojë për vëzhgues të OSBE-ODIHR dhe misioni rekomandoi që duhet të kishte nevojë për monitorim të zgedhjeve dhe se duhet të kishte një ekip qëndror dhe vëëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër”, tha Glover.

Këto, vijoi Glover, “janë zgjedhjet e 12-ta që OSBE –ODIHR vëzhgon në Shqipëri nga 1996. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira me të gjithë aktorët politikë, kemi patur takim ne Minstrinë e Jashtme dhe Policinë Shqiptare. Do të ketë një ekip qëndror që ka arritur në Tiranë dhe ky ekip përbëhet nga 13 ekspertë”.

“Ne do të na vijnë edhe 18 pjestarë të tjerë që do të shpërdahen në grupe me 2 persona në të gjithë vendin. Po ashtu, në 17 qershor do të mbërrijnë vëzhguesit afatshkurtër që do të shpërndahen në Shqpiëri pas një trajnimi të shkurtër”, tha Glover.

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR u shpreh se, “Kemi ardhur në Shqipëri pa ide të paracaktuara, apo me axhenda të paracaktuara. Ne kemi ardhur të përmbushim angazhimet e OSBE që janë nënshkuar në Kopenhagen. Ne do të monitorojmë edhe standarde të tjera ndërkombëtare që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Do të lejojmë faktet të flasin me gjuhën e tyre”.

“Në përputhje me gjetjet e misionit, ekspertët tanë do të fokusohen në fusha si, zbatimi legjislacionit, fushata zgjedhore, ndonjë presion ndaj zgjedhësve, blerja apo vjedhja e votës, apo administrimi i zgjedhjeve”, tha Glover, duke shtuar se, “e kemi thënë që zbatimi i ligjeve është po aq i rëndësishëm sa implementimi i tyre dhe kjo varet nga vullneti politik. Do të ketë një raport përfundimtar rreth 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor”, tha Glover.

Sipas saj, “është e rëndësishme të kuptojmë që roli ynë është vëzhgimi dhe raportimi i procesit, jo ndërhyrja. Ne nuk jemi politikanë, jemi profesionistë të zgjedhjeve. Roli ynë është zbatimi i kritereve dhe interesi ynë është që rezultatet të bëhen publike në mënyrë transparente”. Lidhur me çështjen e dekriminalizimit, Glover u shpreh se, “ne sapo kemi mbërritur dhe nuk mund të japim komente lidhur me këtë çështje, por sigurisht ne do të vëzhgojmë shumë apekte të zgjedhjeve dhe do të bëjmë vlerësimin tonë dhe do të raportojmë për këtë çështje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button