Politika

Video e aktorit të Portokallisë, Rama: Çfarë ka partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të partisë demokratike, Arben Ristani mbi videon e aktorit të emisionit humoristik Portokalli, Bes Kallaku, të postuar nga kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

rama-twitter1-525x3501“#‎VajmedetPD‬, po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku!..”, shkruan Kryeministri Rama në një postim të tij.

Sekretari i PD, Ristani u shpreh më herët në një deklaratë për mediat se, “presioni ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një video të aktorit të Portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve. Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e Portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button