Video/ e ardhmja e sulmit të Shqipërisë nuk ndalet me Juventusin, shënon gol me “dhunë” si 9 i vërtetë
Arman Durmishi, 18 vjeç, shënoi golin e katërt në 13 ndeshje me Juventus U23 në Serinë C, në fitoren 3-1 ndaj Xhana Erminios.
Arman Durmishi po bën një prezantim të jashtëzakonshëm në këtë sezon me fanellën e Juventusit U23 në Serinë C italiane.
Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, i cili shihet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit të Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot edhe golin e tij të katërt në 13 ndeshje me këtë ekip, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që ka.
Në duelin kundër Xhana Erminio në transfertë, Durmishi e nisi ndeshjen titullar, duke lënë shenjën e tij në pjesën dytë të sfidës. Në minutën e 82-të, ai hyri me forcë në zonë në të djathtën, duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme për portierin e vulosur golin e rezultatit 3-1.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.