Video/ Maran e la jashtë, sulmuesi i Kombëtares i përgjigjet me golin që e afron me golashënuesin më të mirë në kampionat
Indrit Tuci shënoi me penallti në minutën e 44-t në fitoren 1-0 të Olimpija Ljubljanës ndaj Radomljes, goli i gjashtë i sezonit.
Indrit Tuci është kthyer në formën më të mirë të tij dhe këtë po e tregon që në pjesën e parë të sezonit në Slloveni, ku po shënon me rregullsi me fanellën e Olimpija Ljubljanës.
Sulmuesi, i cili u la jashtë listës për grumbullimet e Kombëtares nga trajneri Rolando Maran, ka shënuar sot golin e tij të 6 të këtij sezoni, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit ndaj Radomlje.
Në minutën e 44-t të duelit, ai ekzekutoi saktësisht një penallti, duke shënuar atë që ishte goli i vetëm iu ndeshjes.
Kështu, Tuci u ngjit në kuotën e 6 golave në këtë edicion, vetëm një më pak se Marosa i cili mban kreun e renditjes së golashënuesve në kampionat. Tuci iu bashkua gjatë verës ekipit të Olimpija Ljubljanës, ku pjesë është edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni, i cili sot ishte gjithashtu titullar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.