🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,325 ▼ -0.35% ETH $2,408 ▼ -1.38% XRP $1.2932 ▼ -1.47% SOL $103.5200 ▼ -0.82%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Pamjet ku polici e përplas përtokë bënë xhiron e rrjetit, flet nëna e të riut: Djali im ishte paguar për të mar

Nëna e Muhamet Skanës, të riut që u bë viral pasi u godit nga një efektiv policie gjatë protestës së të premtes në Tiranë, ka bërë një deklaratë që ngre pikëpyetje të reja mbi praninë e tij në tubim. Gjatë një telefonate në “Aldo Morning Show”, ajo ka pretenduar se i biri ishte paguar për të marrë pjesë në protestë, ndërsa sqaroi se ai nuk është student dhe se e gjithë familja jeton prej vitesh në Itali.

Sipas saj, Skana nuk studion në Shqipëri e as në Itali dhe familja nuk e dinte fillimisht përse ai ndodhej mes protestuesve. Nëna është ankuar për veprimet e efektivëve, ndërsa ka kritikuar gjithashtu edhe aktet e dhunës nga protestuesit, duke thënë se nuk është dakort që të digjet Shqipëria.

Ajo sqaroi gjithashtu se i riu është mirë dhe nuk ka përfunduar në Spitalin e Traumës, duke kundërshtuar disa raportime që kishin qarkulluar në rrjetet sociale. Po ashtu mohoi se familjarët ishin takuar me përfaqësues politikë pas incidentit.

“Nuk është student aspak. Ka punuar në Itali”, tha ajo, ndërsa për rrethanat e pranisë së tij në protestë u tregua e rezervuar, duke thënë se kishte edhe çështje private që nuk dëshironte t’i diskutonte publikisht.

Pretendimi se i riu është paguar për të marrë pjesë në protestë mbetet deklaratë e nënës së tij dhe, deri në këtë moment, nuk është shoqëruar me prova apo konfirmim të pavarur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.