☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▼1.34%
DOW 51,408 ▼0.51%
NASDAQ 26,655 ▼2.02%
NAFTA 95.68 ▲1.64%
ARI 4,105 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,689 ▼ -1.85% ETH $2,431 ▼ -3.07% XRP $1.3311 ▼ -2.8% SOL $104.5200 ▼ -3%
S&P 500 7,701 ▼1.34 % DOW 51,408 ▼0.51 % NASDAQ 26,655 ▼2.02 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,105 ▼1.74 % S&P 500 7,701 ▼1.34 % DOW 51,408 ▼0.51 % NASDAQ 26,655 ▼2.02 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,105 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Tirana nëntë orë në kaos dhe arenë lufte, i vihet zjarri institucioneve, bankave dhe bizneseve! Xhama të thyer, shk

Protesta jashtë kontrollit. Kaos, zjarr dhe tym në rrugët e Tiranës.

Qendra e kryeqytetit është përfshirë nga akte të dhunshme, me protestues të maskuar që prej orës 12:00 sulmojnë me gurë e molotovë institucionet shtetërore, bankat, bizneset dhe efektivët e Policisë. Aktet e dhunës kanë përshkallëzuar te dy prej institucioneve më të rëndësishme, Kuvendi dhe Kryeministria, ndërsa u dogjën Ministria e Ekonomisë dhe Arsimit. Dhjetëra të shoqëruar.

Protestuesit shkatërruan një prej dyerve të kuvendit. Edhe Kryeministria nën sulm me molotovë. Në shënjestër të protestuesve ka përfunduar edhe Piramida. Protestuesit kanë thyer xhamat e bizneseve.

Xhama të bërë copë e çikë, vazo të rrëzuara në tokë, orendi të kthyera përmbys dhe dyer të shkatërruara, janë një bilanc i shpejtë i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit brenda godinës së Ministrisë së Financave.

Në pjesën e jashtme gjenden orenditë e hedhura pirg nga protestuesit.

Aktet e dhunshme arritën kulmin kur në qendër të Tiranës, protestuesit iu vunë flakët stolave plastikë që i morën nga sheshi “Skënderbej”. Tymi gjigant përfshiu të gjithë qendrën e Tiranës, ndërsa nuk u pa asnjë zjarrfikëse.

Një ambienti në katin e parë të Ministrisë së Arsimit iu vu flaka, ndërsa një shishe me molotov ra në ballkonin e katit të dytë të godinës. Përballë, dega e një banke të nivelit të dytë, ra pre e dhunës nga një tjetër grup personash të maskuar, që pasi thyen xhamat, i vunë dhe asaj zjarrin. Më në qendër, zyrat e një tjetër institucioni financiar, i grabitur mbrëmjen e djeshme, u përpinë nga flakët.

Godina dy katëshe, ndodhet ngjitur me ambasadën e Vatikanit, dhe vetëm pak metra larg një pallati. Për më shumë se 15 minuta, zjarri vijoi pa ndërhyrjen e zjarrfikësve. Disa biznese ngjitur po ashtu u dëmtuan, me fasadat e xhamit të shkatërruara nga hedhja e gurëve.

Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu kanë ndjekur një strategji më të tërhequr, duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me protestuesit. Të gjendura nën një breshëri thuajse të pandërprerë gurësh, ato kanë përdorur vetëm makinat e ujit dhe gazin lotsjellës për t’u kundërpërgjigjur. Edhe personat e ndaluar, këtë herë janë shoqëruar pa përdorim të forcës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.