Goditje e rëndë për Realin, Vinicius pezullohet për katër ndeshje në La Liga
Lajme të këqija për Realin e Madridit, që do të duhet të bëjë pa ndihmën e sulmuesit Vinicius Jr në katër ndeshjet e ardhshme në kampionatin spanjoll.
Vinicius do të detyrohet të humbasë katër ndeshjet e radhës së Real Madridit në La Liga kundër Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias.
Komiteti Disiplinor i RFEF-së nuk tregoi asnjë tolerancë ndaj brazilianit, i cili u përjashtua nga loja gjatë ndeshjes së të shtunës së kaluar mes “Los Blancos” dhe Villarrealit.
Përveçse e tërhoqi Saliban për flokësh, lojtari kishte protestuar ashpër ndaj gjyqtarit në “Bernabéu”. Real Madridi tashmë ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.