Video/ vjen goli i dytë i kampionatit për Armandon në Angli, askush nuk e kupton fillimisht pse e festoi ai
Armando Dobra shënoi golin e dytë të sezonit për Lejton Orient në fitoren 4-1 ndaj Uimbëlldon, pas një devijimi që ndryshoi trajektoren e topit.
Armando Dobra po kthehet pak nga pak në një lojtar kyç për Lejton Orient në League One, teksa e ka ndihmuar që të marrë një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë, ai ka shënuar një gol shumë të pazakontë, por që i është akorduar ish-sulmuesit të Shpresave kuqezi.
Në ndeshjen e sotme përballë Uimbëlldon, Dobra ishte titullar në fushën e lojës dhe në minutën e 42-të u fut në listën e golashënuesve në mënyrë të çuditshme. Ai insistoi në hyrje të zonës duke bllokuar dy herë largimin e topit nga mbrojtësit dhe më pas sfera shkoi te Gilbert.
Ky i fundit lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që mposhti portierin, por askush nuk e kuptoi pse ishte Dobra ai i cili shkoi të festonte para tifozëve dhe jo autori i goditjes për golin e 3-0.
Por përsëritjet treguan se një devijim i Dobrës kishte ndryshuar trajektoren e topit e kësisoj, autorësia e golit i kaloi atij, siç u njoh edhe në protokollin e ndeshjes që u mbyll me shifrat 4-1 për Lejton Orient.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.