Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal në Lebanë të Prishtinës, rasti cilësohet vjedhje e rëndë
Persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një lokal privat në fshatin Lebanë dhe kanë marrë paratë që ndodheshin në dy arka, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës, sipas raportit të Policisë së Kosovës, siç njofton KosovaPress.
Sipas të njëjtit raport, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 04:33.
Ankuesi ka raportuar se personat e dyshuar kanë depërtuar me forcë në lokal dhe kanë vjedhur paratë që ndodheshin në 2 arka.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia nuk ka raportuar për persona të arrestuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.