☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.80 ▼0.95%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,073 ▼ -0.84% ETH $2,321 ▼ -0.83% XRP $1.2895 ▼ -1.89% SOL $100.4800 ▼ -1.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës për kontrollin e pikave të karburantit dhe gazit

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këto ditë me aksionin e saj për licencimin e të gjitha pikave që tregtojnë karburant dhe gaz të lëngshëm.
Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, e kanë shtrirë aksionin e tyre në bllokimin e të gjitha pikave që ushtrojnë aktivitetin pa licencën përkatëse dhe pa kryer pagesën pranë Bashkisë së Tiranës.
Në një javë, 40 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit me pakicë të karburantit, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse kanë kryer pagesën dhe janë pajisur me licencë. Të ardhurat e deritanishme nga pagesat e këtyre bizneseve shkojnë për ndërtimin e 2 shkollave të reja në qytetin e Tiranës.
Ditët e fundit, aksioni i institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës u përqëndrua edhe në ish komunat, sot njësi administrative të Tiranës. Falë kontrolleve të ushtruara këto ditë ndaj subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, është rritur ndjeshëm numri i atyre që kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe për të ushtruar aktivitetin e tyre konform legjislacionit në fuqi.
Bashkia e Tiranës po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës për bllokimin e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe të vajrave lubrifikante, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me legjislacionin.
Në rast konstatimi të mungesës së licencës dhe të mosshlyerjes së detyrimeve tatimore, do të bëhet bllokimi deri në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.