Vijon kontrolli, ISHTI gjoba 21 bizneseve të tregtimit të karburanteve
Pas inspektimeve gjatë muajit maj në pikat e tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka gjobitur 21 subjekte, nga të cilat 2 për mungesë dokumentacioni dhe 19 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukrteve jashtë standardit.
Sipas burimeve zyrtare të ISHTI-së, gjithashtu u bllokuan 11 pika në të gjithë Shqipërinë, pasi u gjetën me mungesa dokumentacioni, tregues të lartë të përmbajtjes së squfurit dhe të pikës së flakërimit.
Përveç 11 karburanteve të bllokuar, ISHTI ka vendosur gjoba nga 150 mijë deri në 4 milionë lekë për 21 karburante të tjerë.
Ndër bizneset e gjobitura dhe të bllokuara, janë “Gejdi” Babrru, “Genklaudis” Vrrinë, “Bolv Oil” Sh.a Grizë, “Euro Petrol” Durrës, “Albania Sh.a” Porto-Romano, “Sami-L” Sh.p.k. Bërzhitë, “Veizaj” Sh.p.k. Kreshpan, “Klodi” Sh.a Ndroq, “Ledio Oil”, Gjiri Lalzit.
Gjithashtu u janë bllokuar aktivitetet firmave të shitjeve me pakicë për mungesë dokumentacioni si “Montenegro OIL” Sukth, “Alesio Oil” Velmisht, “Kosta” Peqin,
“Kuarta” Kamëz, “Kurum International”, Bradashesh, “Kerni” Shkoder, “Europetrol” SHA Porto Romano, “Klodi”, “Genklaudis”, “Bolv-Oil”.