Kronika

Babai i Mark Frrokut e pranoi vrasjen e ndodhur në Belgjikë

Arben Frroku vijon të mohojë akuzën për vrasjen e Aleksandër Kurtit të ndodhur më 5 mars të vitit 1999 në stacionin e trenit, Gare du Midi, në Bruksel, edhe pse ai është dënuar me 10 vjet në mungesë. Megjithë qëndrimin e tij mohues, prokuroria ka faktuar se vrasja është pranuar edhe nga babai i tij.

Deputeti Mark Frroku ne Gjykaten e Larte; Foto-Agim Dobi
Deputeti Mark Frroku ne Gjykaten e Larte; Foto-Agim Dobi

Në kërkesën që i ka dërguar Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Frrokut, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë edhe një relacion të detajuar. Vec akuzës së autoriteteve belge, në relacion përshkruhet edhe një “mbledhje e baballarëve” të autorëve të vrasjes dhe viktimës, e zhvilluar në Shkodër.

MBLEDHJA E BABALLARËVE:

“Në mbledhjen e baballarëve” të zhvilluar në një fshat të Shkodrës, nga ku viktima është me origjinë, kanë qenë prezent: babai i viktimës, vëllai i viktimës, George Kurti, Preng Frroku, babai i Mark Frrokut (Besnik Morina), Bibë Djava, babai i Lek Bib Djava, Fran Ded Joka, babai i Hile Joka (Arjan Bytyci). Babai i autorit të katërt, Nikoll Vukol (Vuka) nuk është paraqitur në mbledhje pasi djali i tij, Alex Vuka (Besnik Vuka) nuk e vlerëson veten përgjegjës për vdekjen e viktimës, duke pretenduar se viktima kishte vdekur para se ai të ndërhynte. Megjithë mungesën e babait të Akex Vikës, borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që ketë e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja.

Sipas zakonit, një dënim i rëndë në Bejgikë është i barabartë me një jetë. Mbledhje konfirmoi se, arsyeja e vrasjes së Aleksandër Kurtit ka qenë larja e hesapeve në lidhje me shtetasen L.A. Sipas Nikolas Kurti, vëllai i tij, Aleksandër, kishte disa probleme me një farë Ben, (Arben Frroku), më të madhin e tre vëllezërve Frroku, tutor i prostitutave me emrat L, M dhe Z. Nikolas Kurti ka deklaruar se Arben Frroku ishte porositës i vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, e kryer gna vëllai i tij “Mark” alias Besnik Morina. Lek Bib Djafa (Xhafa) ka deklaruar se ka marrë shumën 10 mijë dollarë amerikanë për ekzekutimin e shtatsit Aleksandër Kurti. Nga shpjegimet e shtetasit Nikolas Kurti rezulton se ditën e ngjarjes ka patur një debat midis viktimës dhe tre djemve të baballarëve, në “Gare du Midi” në Bruksel. Një person i katërt ka ndërhyrë, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën.”

Prokuroria ka sqaruar gjithashtu edhe motivin e vrasjes. Sipas saj, shkak ishte lidhja e Aleksandër Kurtit me prostitutën L.

“Raporti midis viktimës dhe shtetases L, po bëhej më shumë se profesional dhe mund të vinte në rrezik organizatën e shfrytëzimit të qenieve njerëzore shqiptare nga Italia, Brukseli deri në Londër. Në shtator dhe tetor 2000, Nikolas Kurti deklaron në polici se kunati i tij është lidhur me Markun (Besnik Morina) dhe stetasin Hike Joka për të vrarë shtetasin Aleksandër Kurti. Prindërit e Kurtit jetojnë në Amerikë me djelin e tyre, Nikolas. Vëllai i tij, Georges është larguar nga SHqipëria për një destinacion të panjohur në Europë. Ai është i kërkuar nga banda e të katërve. Marku me vëllezërit e tij, Nardi dhe Arben, ka qenë përgjegjës për tri prostitute që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim ata quhen “Frroku”. Viktima me origjinë nga Shkodra është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e shtatases L. Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja L. i ka telefonuar tutorit të saj, Nardi (frroku alias Shkurt Lasku) i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan (Besnik Morina). Dritani e fton t’i ngrejnë kurth viktimës në “Garde du Midi”. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër Kurtin dhe e siguron se ajo do të is the vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar nuk është L., e cila e prêt viktimën, por katër persona të cilët kanë për qëllim ta vrasin.”

VRASJA

Më datë 05.03.1999, viktima Aleksandër Kurti, lindur më 03.01.1975, u qëllua me thikë për vdekje nga 4 autorë, ndërmjet të cilëve shtetasi Besnik Vuka, në hyrje të stacionit “Midi” në Saint – Gilles, Bruksel. Autor i kësaj ngjarjeje besohet të jetë shtetasi Mark Frroku, i njohur ndryshe si Besnik Morina, i njohur ndryshe si Dritan Frroku, i njohur si Piro Sfrani (Sofrani).

Sipas disa dëshmitarëve, shtetasi Besnik Vuka ishte autori i goditjeve me thikë. Viktima kishte rënë në dashuri me një prostitutë, me emrin L.S. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze e organizuar nga qarqet e tutorëve.

Vajza me iniciale L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve). Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën, por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të.

Kristian Kristian, i njohur si Arjan Bytyci, si dhe Lek Bib Djafa (Xhafa) ishin bashkëpunëtorë të Besnik Vukës. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit, disa ditë pas ngjarjes. Një nga autorët e veprës penale të “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, të viktimës Aleksandër Kurti më datë 05.03.1999, në Bruksel, është shtetasi Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

DËNIMET NË BELGJIKË

Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë, ndaj të akuzuarve Besnik MORINA, Besnik VUKA, Arjan BYTYCI dhe Bib Lek DJAFA, Gjykata e Krimeve të Rënda të Rrethit të Brukselit ka dënuar secilin prej tyre me nga 10 vjet heqje lirie.

Duke qenë se nga personat e dënuar është ankimuar vendimi i dënimit, Gjykata e Kasacionit, me vendimin e datës 24 mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim Gjykatës për Krime të Rënda të Provincës Brabant-Ëallon, Belgjikë.

Avokati i të akuzuarit Besnik Morina, i identifikuar si Mark Frroku, ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore të datës 31 janar 2014 për në datën 23 shkurt 2015.

Prokurori i Përgjithshëm i Brukselit e akuzon shtetasin Mark Frroku për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Lidhur me sa më sipër, Prokuroria e Përgjithshme e Mbretërisë Federale të Belgjikës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Mark Frroku.

Gjithashtu, për sa më sipër, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka regjistruar procedimin penal nr. 2, të vitit 2015, në ngarkim të shtetasit Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button