Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,772 ▼0.15%
DOW 47,763 ▼0.31%
NASDAQ 22,594 ▼0.18%
NAFTA 99.52 ▲5.41%
ARI 4,780 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▼ -1.5% ETH $2,174 ▼ -3.34% XRP $1.3309 ▼ -3.82% SOL $82.1600 ▼ -2.76%
S&P 500 6,772 ▼0.15 % DOW 47,763 ▼0.31 % NASDAQ 22,594 ▼0.18 % NAFTA 99.52 ▲5.41 % ARI 4,780 ▲0.06 % S&P 500 6,772 ▼0.15 % DOW 47,763 ▼0.31 % NASDAQ 22,594 ▼0.18 % NAFTA 99.52 ▲5.41 % ARI 4,780 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vjen letërporosia nga Mali i Zi, prokuroria: Përgjigja nuk kishte të dhënat që kemi kërkuar

Autoritetet e Drejtësisë së Malit të Zi, kanë kthyer përgjigje për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me letërporosinë që kishin dërguar prokurorët shqiptarë të dosjes penale kundër Saimir Tahirit dhe të tjerëve.

Përgjigjia nga Mali i Zi ka mbërritur në prokurori në muajin Korrik 2018, dhe sipas prokurorëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme, ka shumë gjëra të paqarta, që thuajse nuk tregojnë asgjë.

Sipas tyre autoritetet e Malit të Zi, kanë konfirmuar se Tahiri ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit së bashku me familjen e tij në muajin gusht 2016, në drejtim të Malit të Zi, por nuk japin të dhëna nëse Tahiri dhe persona të tjerë kanë udhëtuar më pas me skaf nga Mali i Zi në drejtim të Italisë.

“Është një letërporosi pa përgjigje dhe në gjykimin tonë nuk ka dhënë të dhënat që ne kemi kërkuar”- ka thënë një burim pranë grupit hetimor të dosjes “Tahiri”.

Faktin që Tahiri ka qenë në Malin e Zi, e pranon dhe vetë ish-ministri, i cili ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë aty për pushime dhe më pas ka udhëtuar në drejtim të Italisë.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe Oresti Sota bashkë me familjet përkatëse u takuan në Malin e Zi në gusht 2017 dhe me një skaf të drejtuar prapë nga Saimir Tahiri u nisën për një pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq të tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi.

Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2016, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.