Kosova

Vjosa Osmani e bën sot publik programin e saj për udhëheqjen e LDK-së

Vjosa Osmani, kandidate për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zgjedh Televizionin Rrokum për prezantimin e programit të saj 10-pikësh për drejtimin e LDK-së, në ditën e fundit përpara Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie.

Osmani do të jetë në transmetim direkt, prej orës 20:00, në edicionin special të emisionit “Rrokum Rroll” me Fidan.

Ajo do ta shpalosë programin e saj për rikthimin e LDK-së në forcë të parë politike në Kosovë, nga vendi i tretë. Sepse, siç ka thënë ajo, duke iu referuar disa anketimeve të brendshme të partisë, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova është katandisur me vetëm 13 për qind mbështetje elektorale.

Osmani kandidon nesër, në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, përball kryetarit aktual dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, teksa përveç Lutfi Hazirit mund të ketë edhe kandidatë të tjerë përballë.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ka prir[ bindshëm në tri nga katër anketimet e drejtpërdrejta të Rrokumit, duke marrë shumicën dërrmuese të votave të publikut. Në njërën prej këtyre anketimeve ka prirë Fatmir Sejdiu.

Emisionin e direkt me të mund ta ndiqni edhe në kanalin e Rrokumit në YouTube.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button