☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.92%
DOW 46,343 ▲2.49%
NASDAQ 21,592 ▲3.83%
NAFTA 102.04 ▼0.82%
ARI 4,714 ▲3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,912 ▲ +2.05% ETH $2,097 ▲ +3.62% XRP $1.3455 ▲ +1.79% SOL $82.6700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,529 ▲2.92 % DOW 46,343 ▲2.49 % NASDAQ 21,592 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▼0.82 % ARI 4,714 ▲3.44 % S&P 500 6,529 ▲2.92 % DOW 46,343 ▲2.49 % NASDAQ 21,592 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▼0.82 % ARI 4,714 ▲3.44 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin – Kosova shkon në zgjedhje

Me dekretin e Presidentes, Vjosa Osmani shpërndahet të premten Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e dhjetorit. Sipas Osmanit “dështimi i të enjtes mbrëma i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja”. Sipas saj, “kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, theksoi Osmani. Ajo tha se datën e zgjedhjeve të reja parlamentare do ta shpallë pas konsultimeve me partitë politike.

Dështoi zgjedhja e presidentes/it

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pamje nga salla e Kuvendit
Parlamenti i Kosovës shpërndahet, sërish zgjedhje të jashtëzakonshme Fotografi: Press office of the Kosovo Assembly

Pritet vendim nga Kushtetuesja

Sapo kryetarja e Kuvendit ndërpreu punimet e seancës, ajo njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, “lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Partitë politike opozitare që nuk morën pjesë në seancë, thanë se megjithatë, ata qysh më datën 06.05 presin nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Para seancës për zgjedhjen e Presidentes/it, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë tjetër ku provoi t’i kalojë disa amendamente të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkonte ndryshime kushtetuese në mënyrë që Presidenti i vendit të zgjidhej drejtpërdrejt me votë nga populli e jo ashtu siç parashihet për tash në Kushtetutë, që i pari i vendit të zgjidhet në parlament. Edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese dështoi në mungesë të kuorumit, ndonëse shumica e partive shqiptare në parim ishin pro. Për çdo ndryshim kushtetues kërkohet miratimi nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, sikundër kërkohen edhe dy të tretat e të gjithë deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.