☁️
Tiranë 11°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,707 ▲1.13%
DOW 46,991 ▲0.93%
NASDAQ 22,415 ▲1.4%
NAFTA 93.79 ▼4.98%
ARI 5,021 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,850 ▲ +3.34% ETH $2,319 ▲ +10.27% XRP $1.5296 ▲ +8.31% SOL $94.2200 ▲ +7.02%
S&P 500 6,707 ▲1.13 % DOW 46,991 ▲0.93 % NASDAQ 22,415 ▲1.4 % NAFTA 93.79 ▼4.98 % ARI 5,021 ▼0.8 % S&P 500 6,707 ▲1.13 % DOW 46,991 ▲0.93 % NASDAQ 22,415 ▲1.4 % NAFTA 93.79 ▼4.98 % ARI 5,021 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Arte

Vladimir Pistalo pret Bardhylin: Libri duhet të na bashkojë

Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli është pritur gjatë një vizite në Beograd nga Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë Vladimir Pistalo, shkrimtar një personalitet i lartë i kulturës. Partneriteti në fushën e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve duke nisur nga libri, si dhe nxitja e projekteve të përbashkëta, ishin në qendër të diskutimeve në këtë takim.
Krijimi i një programi të përbashkët përkthimi për të botuar në gjuhën serbe dhe anasjelltas i autorëve të të dy vendeve; promovimi i vlerave më të mira në fushën e librit; shkëmbimi i eksperiencës në rrjetin e librarive dhe bibliotekave si dhe pjesëmarrja e botuesve shqiptarë në Panairin e Librit në tetor në Beograd, ishin disa nga tematikat e tjera që u diskutuan.

Midis të tjerave dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakord, për pjesëmarrjen si të ftuar, i dy autorëve të rinj shqiptar në Festën e Librit në Novi Sad në vitin 2022.

“‘Atë që ndan politika e bashkon kultura’, thotë Gëte, edhe çdo projekt politik pa kulturën si element i qenësishëm i tij do të ishte i mangët, tha Bardhyli”.

Sipas saj, “Për arsye historike tanimë të njohura për ne të gjithë, regjimeve diktatoriale dhe mbylljes hermetike, mes serbëve e shqiptarëve ka një hendek të madh mosnjohjeje, mungese informacioni, apo edhe mungesë shkëmbimesh vlerash në kulturë e letërsi etj. Kjo hipotekë e rëndë për të dy popujt tanë vjen e bëhet edhe më e dëmshme kur kemi parasysh paragjykimet e mëdha që kanë ekzistuar mes nesh për arsye nga më të ndryshmet: politike, historike, kulturore etj. Vetëm kultura dhe arti do ta shkurtojnë e zhdukin këtë hendek; vetëm arti e kultura janë ambasadorët më të mirë për t’u njohur mes nesh dhe çmuar vlerat e ndërsjella të krijuara në shekuj dhe që vijojnë të krijohen edhe sot prej shkrimtarëve, artistëve të skenës e të ekranit, piktorëve e skulptorëve, por edhe muzikantëve, etj”.

Z. Pistalo u shpreh se, “kultura duhet të jetë në qendër të ‘Open Balkan’ dhe çdo komunikim kulturor nis nga libri”.

Sipas Bardhylit ky afrimi kulturor do të thotë që më shumë shkrimtarë shqiptarë, serbë, maqedonë, malazez, boshnjakë të botohen e të qarkullojnë në libraritë e vendeve tona.

“Plot 30 vjetë pas rënies së Murit të Berlinit dhe të Perdes së Hekurt mes Perëndimit dhe Lindjes një mur i vogël dhe një tjetër Perde, edhe pse jo prej Hekuri, vijon të ekzistojë mes vendeve tona ballkanike. Arti dhe kultura, në radhë të parë letërsia e shkrimtarët, janë instrumenti më i mirë për të shembur një herë e përgjithmonë rrënojat e së kaluarës dhe për t’i ndihur integrimit mes nesh dhe atij në familjen e madhe europiane”, tha Pistalo.

Gjatë vizitës në Beograd drejtorja e QKLL-së është pritur dhe nga Drejtori i Bibliotekës Universitare të Beogradit prof Aleksandar Jerkov ku është folur mbi mundësinë e një ekspozite të fondit të librit shqip të kësaj librarie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.