🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.08%
DOW 46,266 ▲0.13%
NASDAQ 21,843 ▼0.47%
NAFTA 91.37 ▲3.68%
ARI 4,414 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,998 ▼ -1.96% ETH $2,137 ▼ -2.02% XRP $1.4031 ▼ -4.01% SOL $89.7400 ▼ -2.38%
S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 % S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Vlahutin: Puna në shtet nuk është e përjetshme, të ndryshohet mendësia

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e ka thënë theksin te reforma në administratën publike.

Gjatë konferencës “Dialogu i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbështetjen e BE” organizuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Vlahutin u shpreh se punësimi në administratë nuk është i përjetshëm dhe se në këtë kontekst duhet të ndryshohet mendësia.

Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën, por duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin.

Nënpunësi Civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar jo vetëm rregullat por edhe mendësia, një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë.

BE jep 32 milion euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje.

Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim.

Më vjen mirë që në këto vite kam parë zhvillim. Dhe Reforma në administratë do të jetë edhe një tregues për Shqipërinë, por duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët”, u shpreh Vlahutin.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Hatiro, theksoi se reforma administrative është prioritet për mandatin e dytë qeverisës.

Ajo tha se në 4 vitet e para të qeverisjes u shënuan arritje sa i takon Shërbimit Civil ku u integrua sistemi i karrierës.

Kjo reformë e administratës është detyrim për integrimin e vendit në BE.

Deri më tani janë bërë ndryshime të mëdha në rekrutimin e shërbimit civil. Futëm për herë të parë sistemin e karrierës”, tha Harito.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.