🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,689 ▼ -1.72% ETH $2,221 ▼ -1.08% XRP $1.3320 ▼ -1.7% SOL $82.5100 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Vlahutin: Të ruajmë Spaçin si një vend kujtese dhe reflektimi

Kemi përgjegjësinë të mësojmë nga e shkuara që e ardhmja të jetë me ndershme. Të ruajmë Spaçin si një vend kujtese dhe reflektimi që fëmijët tanë t’u mësojnë fëmijëve të tyre për atë që ka ndodhur këtu”.

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin theksoi sot në ceremoninë e 45 vjetorit të protestës në burgun e Spaçit, theksoi se “detyra jonë si europianë është të luftojmë dhe punojmë për një Shqipëri për të cilën jetuan, punuan dhe vdiqën të dënuarit e Spaçit”.

“Mbetet ende shumë për të bërë dhe nuk ka vend më të rëndësishëm se sa ky 45 vjet më pas për të kujtuar se 45 vjet më parë të burgosurit e Spaçit kërkuan Europën”, tha Vlahutin.

“Është nder të qëndroj këtu në tokën e Spaçit dhe të gjejë fjalë që janë mjaftueshëm të mençura, mjaftueshëm të vërteta për të treguar respektin që kam, jo vetëm si përfaqësuese e BE, por dhe qytetare e thjeshtë europiane për të gjithë ata persona që u vranë për një gjë të vetme, për të jetuar me dinjitet”, tha Vlahutin.

“Është e pabesueshme të mendosh që, në Europën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, 4 dekada më parë në zemër të saj, një djalë i ri mund të dënohej vetëm pse i binte kitarës dhe këndonte këngët e Adriano Çelentano-s”, tha Vlahutin.

“Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë e studiues, si pjesa tjetër e Europës”, u shpreh Vlahutin.

Ambasadorja e BE theksoi se, “kemi përgjegjësinë të mësojmë nga e shkuara që e ardhmja të jetë me ndershme. Të ruajmë Spaçin si një vend kujtese dhe reflektimi që fëmijët tanë t’u mësojnë fëmijëve të tyre për atë që ka ndodhur këtu. Jam e lumtur që diçka është bërë nga kolegët suedezë për ta shndërruar Spaçin në një institucion kujtese. Bashkimi Europian po financon një projekt për identifikimin e AND-së të viktimave të komunizmit të nisur në zonën e Dajtit, kështu që familjet të nisin të identifikojnë të afërmit te tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.