⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,116 ▲ +0.58% ETH $2,247 ▲ +0.79% XRP $1.1773 ▼ -0.97% SOL $90.2200 ▲ +0.51%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Propozim-ligji për arsimin e lartë reflekton kërkesat e universiteteve shqiptare

VLEN vlerëson se propozim-ligji për arsimin e lartë reflekton pjesën më të madhe të kërkesave dhe sugjerimeve të universiteteve shqiptare, duke theksuar se reforma është ndërtuar përmes konsultimeve me komunitetin akademik dhe jo përmes vendimeve të imponuara.

Nga VLEN theksojnë se reforma në arsimin e lartë nuk mund të bëhet me arrogancë politike, por duke dëgjuar studentët, profesorët dhe institucionet që përballen çdo ditë me sfidat e sistemit universitar.

Sipas koalicionit, pikërisht përmes këtij procesi konsultativ, në tekstin përfundimtar të ligjit janë reflektuar shumica e sugjerimeve të universiteteve shqiptare, gjë që, sipas tyre, dallon nga qasjet e mëparshme kur, siç thuhet, zgjidhjet imponoheshin nga lart pa dialog me palët e prekura.

VLEN veçon si një nga ndryshimet kryesore heqjen e H-indeksit si kriter bazë për vlerësimin e kuadrit akademik, ndërsa thekson se ligji nuk rrezikon vendet e punës të stafit universitar, por, sipas tyre, krijon më shumë hapësirë për avancim profesional dhe zhvillim akademik.

Në njoftim rikujtohet se pas ndryshimeve ligjore të vitit 2018, të cilat VLEN i cilëson si jofunksionale, tashmë po bëhen korrigjimet e nevojshme për të ndërtuar një sistem të arsimit të lartë më cilësor dhe më të lidhur me nevojat e studentëve dhe tregut të punës.“Studenti është në qendër, universiteti është bazë e zhvillimit, ndërsa arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.