roze

Vlerësim për Naomi Campbell

Naomi Campbell u nderua në edicionin e radhës së çmimeve “amfAR”, ku modeles veterane iu përcoll e gjithë mirënjohja e mundshme për dy dekada angazhim në kuadër të organizatës që ndihmon në mbledhjen e fondeve për HIV-AIDS-in, e kërkon rritjen e ndërgjegjësimit dhe kërkimeve shkencore mbi këtë sëmundje.

“Ajo ka qenë e vendosur, ka qenë e përkushtuar, ka qenë e angazhuar maksimalisht e nuk ka thënë kurrë jo. Ndaj është një nder për ne sot që t’i bëjmë Naomit homazhet tona”, shprehet Kenneth Cole, president amfAR.

Për Campbell-in, kjo natë ishte e veçantë e jo thjesht një mbrëmje ku do të marrësh një çmim.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që ndodhem këtu mes miqsh e njerëzish të cilët i njoh prej 23 vjetësh. Ndihem mirë edhe për faktin që kështu arrin të ndihmosh disi në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj një çështjeje si kjo që duhet të jetë në vëmendjen e të gjithëve, duke e ditur se nuk ka ende një kurë për sidën dhe në duhet ta gjejmë”, tha Naomi.

Eventi përfshiu ndër të tjera edhe një sfilatë mode për meshkuj me temë udhëtimin, një ankand dhe performancën e këngëtarit amerikan, Jason Derulo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button