🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,328 ▲0.49%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.55 ▲1.51%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▼ -6.45% ETH $1,902 ▼ -5.14% XRP $1.2177 ▼ -6.31% SOL $75.2900 ▼ -7.24%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Sporti

Vllaznia-Bylis në RTSH Shkodra, Gurishta: Të rikthejmë moralin dhe entuziazmin tek ekipi, 3 pikët detyrim

Erdenis Gurishta ka folur për mediat në prag të ndeshjes së ndeshjes kundër Bylisit, që do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në RTSH Shkodra. Mbrojtësi i Vllaznisë vlerëson kundërshtarin, por thekson se Vllaznia duhet të lërë pas krahëve këtë moment jo të mirë, duke marrë tre pikët përballë Bylisit. Gurishta deklaron se Vllaznia nuk ka aleatë dhe se tifozët shkodranë janë zemra e ekipit dhe meritojnë vetëm falenderime për përkrahjen pa kushte që i bëjnë skuadrës.

“Normalisht ndoshta nuk është momenti më i mirë sepse në një hark kohor të një jave, erdhën dy humbje. Si eliminimi me Dinamon dhe humbja me Elbasanin. Mund të ndikojnë te pjesa psikologjike, por gjithsesi jemi munduar t’i lëmë pas këto humbje. Dhe të fokusohemi te ndeshjet e radhës. E dimë se asgjë nuk ka mbaruar, jemi në lojë fuqishëm dhe duhet që medoemos të marrim 3 pikët nesër, që të rikthejmë moralin dhe entuziazmin tek ekipi.

Nëse ne shikojmë Ballshin në tabelë klasifikimi, kemi bërë gabimin më të madh. Përvoja ime në gjithë këto vite, ka treguar se ato ekipe që janë poshtë tabelës së renditjes dhe që shikohen si të lehta në letër, nëse nuk ke vlerësimin, përqëndrimin dhe seriozitetin e duhur gjatë ndeshjes, ato bëhen shumë të vështira. Ballshi meriton vlerësim maksimal sepse ka lojtarë cilësorë brenda ekipit të saj që mund të bëjnë dëm në çdo moment. Për ne nesër është i vlefshëm 3-pikëshi dhe duhet ta marrim me çdo kusht.

Aleat? Që nga fillimi i kampionatit dhe deri tani kemi luajtur vetëm, do vazhdojmë të luajmë vetëm. Nëse do e meritojmë titullin kampion, do e marrim, pa i thënë faleminderit asnjë ekipi.

Kam besim, nëse ne i marrim 9 pikë jam i sigurt që jemi në vend të parë.

Tifozeria është zemra e ekipit. Mbështetja e tyre për Vllazninë është dashuri pa kushte. Dua të gjej rastin dhe t’i falenderoj. Që nga fillimi i sezonit dhe deri tani kanë qenë pranë ekipit. Si në vështirësi, kohë të mira dhe të këqija. Ndoshta ato herë pas here mund të kenë lënë punët e tyre dhe familjet për të qenë afër ekipit”, ka thënë mes të tjerash Gurishta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.