Kronika
Vlorë, arrestohet një prej të dyshuarve për vjedhjen e bankës
Policia e Vlorës ka ndaluar një prej të dyshuarve për vjedhen e një banke të nivelit të dytë, ngjarje kjo e ndodhur në korriki të këtij viti.
Sipas burimeve zyrtare është vënë në pranga Lorenc Gjini, 26 vjeç, i cili ishte shpallur më herët në kërkim. Deri tani policia ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar lidhur me ngjarjen e 11 korrikut.
Vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë.