☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,447 ▲0.16%
NASDAQ 26,535 ▲1.4%
NAFTA 99.86 ▼1.87%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,737 ▲ +0.87% ETH $2,348 ▲ +1.21% XRP $1.3237 ▲ +2.17% SOL $101.2000 ▲ +0.57%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, sekuestrohen 808 kg kanabis. Kapen furgoni e gomonia, një i arrestuar

Policia e Vlorës ka sekuestruar 808 kg lëndë narkotike kanabis sativa në Radhimë. Sipas burimeve zyrtare një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në vendin e quajtur Cikodhimë, uniformat blu kanë kapur një furgon me targë AA 619 AJ ku u gjet dhe sasia e lëndës narkotike. Menjëherë pas një operacioni të përbashkët të policisë së Vlorës, policisë kufitare, dhe të strukturave të policisë italiane, është ushtruar kontroll në det dhe në tokë.

Vetëm 1 km larg furgonit policia ka gjetur të braktisur një mjet lundrues gomone, 8 metra të gjatë me dy motor. Në gomone janë gjetur edhe 5 bidona me karburant.

Gjithashtu afër gomones në vendin e quajtur Bar Restorant “Gjimaraj” u gjetën 7 çanta të hedhura në breg të detit, brenda të cilave kishte kanabis sativa. Droga ishte ndarë në 40 pako të mbështjella me letër plastike të dukshme.

Policia ka arrestuar në flagrancë Alban Koshin, 48 vjeç, pronari i furgonit, si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit lundrues, R. M, 42 vjeç nga Vlora. Hetimet vijojnë për përfshirjen e të tjerë personave në këtë rrjet trafikimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.